Ja simbolet e reja me të cilat do të përfaqësohet Ushtria e Kosovës (foto)

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), për herë të parë do të shënojë Ditën e Forcës me flamuj e emblema të reja.

FSK-ja sivjet për herë të parë do të parakaloj në sheshet e kryeqytetit me mision të ri ushtarak.

Dita e Forcës do të shënohet të mërkurën dhe do të jetë një ditë e hapur ku qytetarët do të mund të shohin nga afër ushtrinë e tyre me mandate të ri. Aty do të prezantohen edhe emblemat e reja për njësitet e FSK-së.

Rikujtojmë se më 14 dhjetor të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës miratoi 3 projektligjet që i mundësuan FSK-së transformimin në ushtri.