‘Jam pyetur për gjëra që janë në Google e Facebook’– Thaçi rrëfen për herë të parë ‘të pathënat’ nga Specialja

Presidenti Hashim Thaci për herë të parë ka folur në mediat shqiptare se cka është pyetur në Gjykatë Speciale.

“Nuk kam cka me mshefë hic prej kërkujt, kam ndi obligim që të rrëfej storien e suksesit që kemi zhvilluar kundër ushtrisë dhe policisë serbe, jam i bindur që ai rrëfim do të jepet edhe në televizione dhe do të jem shumë i nderuar që qytetarët do ta shohin atë rrëfim. Mund t’ju marr dy tre shembuj, për atë që më kanë pyetur jam pyetur për gjërat që duhej t’i disha, kemi hyrë në Google bashkë me ta, jam pyetur për gjëra të Facebookut”, ka thënë Thaci.

Thaci në emisionin ‘Real Story’ është pyetur se pse nuk janë hetuar këto pretendime nga drejtësia vendore.

“Për 8 vite 9, UNMIK ka kryer hetime, ka qenë gjithcka ekskluzive vetëm në duart e tyre drejtësia, Limaj dhe Haradinaj kanë dalë të pafajshëm, por gjithmonë ka pasur një mbyllje të syve për atë që ka bërë Serbia në Kosovë.

Pastaj është instaluar EULEX, që ka vazhdu me hetime, me burgosje, me gjykime ndaj njerëzve të UCK-së deri në vitin 2017 kur është bartur autoriteti tek vendorët. Nuk ka ngjarje, fenomen synim që nuk është hetuar, pra ka ndodhë një roentgen i plotë. Por Kosova nuk ka pasur mundësi të bëj një hetim cfare do të duhej vet sepse pushteti ka qenë plotësisht në duart e ndërkombëtarëve”, ka thene ai.