Jashari: Kryeministri Kurti po e sulmon luftën e UÇK-së dhe vlerat e saj

Xhavit Jashari nga shoqatat e dala nga lufta e ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai po e sulmon qëllimshëm luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai, në “Debat Plus”, tha se Gjykata Speciale është e njëanshme dhe si e tillë e padrejtë.

“Kjo gjykatë është e njëanshme, e krijuar në bashkëpunim me Prokurorinë serbe. Mjerim për ne, do të doja të kemi Qeveri që respekton rrugën që kemi ardhur këtu, të kemi km që i përfaqëson qytetarët e Kosovës, që nuk e kemi. Gjykata Speciale e bën luftën e saj për ta barazuar luftën e pastër me atë që ka bërë Serbia në Kosovë… Kemi një kryeministër që atakon luftën e UCK-së dhe vlerat e saj. Qytetarit i krijohet përshtypja se janë në dakordancë me goditë luftën e UCK-së”, tha ai.

Jashari theksoi se ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, janë të pafajshëm dhe se shpreson se do të lirohen.