Jashari: Ministria e Financave po i maltreton kategoritë e dala nga lufta

Xhavit Jashari, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, ka thënë se Ligji për kategoritë e dala nga lufta u keqinterpretua nga Ministria e Financave, përkatësisht nga departamenti për pensione.

Kjo pasi, sipas tij, neni që ua ndalon dy pensionet nuk i përfshin kategoritë e dala nga lufta.

Jashari në Kiks Kosova u bëri thirrje aplikuesve që të kërkojnë vërtetimin, të cilin e lëshon Ministria si kërkesë për heqje dorë nga pensione tjera dhe ta dërgojnë atë në gjykata.

Sipas tij, nëse Ministria e Financave nuk heq dorë nga vendosja e këtij kriteri për aplikuesit, do të shqyrtojnë reagime të reja kundërshtuese, “pasi që kjo gjë sjell maltretime dhe vonesa të realizimit të së drejtës nëpërmes gjykatave”.