Të shtëna armësh para vilës së presidentit Trump

Autoritetet amerikane kanë arrestuar dy persona, pasi një makinë tentoi të futet në rezidencën e presidentit amerikan Donald Trump në Mar-a-Lago, në Palm Beach të Floridas.

Autoritetet e sigurisë hapën zjarr ndaj një makine më ngjyrë të zezë që kaloi përmes dy pikave të kontrollit, me qëllim që të futet drejt pronës së shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Mediat amerikane raportojnë se gjatë ndjekjes së patrullave të autostradave, hapën zjarr mbi makinën që tentoi të kalonte masat mbrojtëse.

Raportohet se presidenti amerikan kishte planifikuar të mbërrinte në rezidencë.