“Javën e ardhshme zgjerohet orari…”, Rama jep lajmin e mirë

“Javën e ardhshme do të rrisim orarin në Pazar dhe do të hapim shërbimin taksi. Nga një qytet në tjetrin”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama për sa i përket lirimit të masave shtrënguese për situatën e Covid-19.

“Imponimi i rregullave duhet të vazhdojë se ndryshe humbet çdo vlerë. E di që ju kanë lodhur lejet e kufizimet por kjo është edhe një dhimbje koke edhe për mua. Javën e ardhshme do të rrisim orarin në Pazar dhe do të hapim shërbimin taksi. Nga një qytet në tjetrin.

Nga e hëna 4 Maj do të lehtësojmë lëvizjen brenda qyteteve me këmbë e makinë. Jo vetëm makinat që duan të shkojnë në punë. Do të hapim edhe bllokun e tretë të bizneseve. Prandaj edhe pak durim. Hapja do të garantohet me rregull, bizneset do ta mbajnë këtë vërtetim në “e Albania”. Në fund të ditës këto leje e autorizim duhen për të garantuar shëndetin e gjithsecilit.” tha Rama.