Gazetari i sportit sulmohet ‘live’, i vidhet telefoni

Gazetari sportiv, Diego Ordinola ka kameramani i tij janë sulmuar në Ekuador, derisa ishin duke bërë një transmetim ‘live’ para një stadiumi.

Një burrë i panjohur iu afrua atyre me një armë në dorë, duke i kërcënuar para kamerës, shkruan IndeksOnline.

Ai u kërkoi atyre telefonat duke bërë një kërcënim të tmerrshëm.

“Mos më filmo sepse të hedh në erë”, bërtiti grabitësi.

Pasi bëri grabitjen, hajduti filmohet nga vendi i ngjarjes duke u largua me një motor.