“Jeep”-i përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në një biznes, 6 të plagosur (video)

Gjashtë persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mesditën e sotme në hyrje të qytetit.

Si pasojë e përplasjes kokë më kokë të dy makinave, një ‘Benz’-i dhe një ‘ ‘Jeep’-i, gjashtë personat që ishin në të dy makinat janë plagosur, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Report Tv sjell pamjet e aksidentit, teksa duket që nga përplasja e fortë ‘Jeep’-i ka përfunduar në një biznes, rreth tre metra në lartësi nga rruga.

shqiptarja.com