Jemi afër me LDK-në, por kemi një gur në rrugë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës do të vazhdojnë, por sipas tij ka një gur në rrugë mes tyre.

Kurti tha se nuk e di kur do të arrihet marrëveshja, por sipas tij, çfarëdo rezultati, ata do t’i gëzonte shumë.

“Festa e Krishtlindjes na bën thirrje për dashuri. NA bën thirrje që t’ia shtrijmë dorën atij që është skamnor, atij që është i përjashtuar, atij që është i diskriminuar. Gëzuar Krishtlindjet dhe festofshim së bashku”, ka thënë Kurti.

“Unë e falenderoj Don Lush Gjergjin, për urimin që ne sa më parë t’i përmbyllim bisedimet tona dhe të dalim me një qeveri të re siç e ka kërkuar populli ynë në rrugën e bisedimeve me LDK-në ne jemi kah fundi, kemi një gur në rrugë, nuk është as shkëmb e as guralec”.

“Unë ju kam thënë që kur ti kemi rezultatet konkrete do ti bëjmë të njohura, ky proces do ta ketë rrjedhën e vet, me shpresë e urim që të përmbyllet sa më parë”.

“Kontaktet komunikimet e takimet nuk janë ndalur dhe vazhdojnë. Edhe sot kemi kontaktuar, këto nuk ndalen asnjëherë, këto takime nuk janë lajm, lajm do jetë rezultati e këto ne i presim me gëzim edhe më shumë se ju”, tha Kurti./ksp