Ramush Haradinaj: Unë nuk kam pa njeri ma të mirë se Richard Grenell

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lartë ambasadorin dhe të dërguarin e SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke thënë se nuk ka parë njeri më të mirë se ai.

Sonte në Debat Plus Haradinaj ka thënë se e respekton shumë Grenellin, por se me të duhesh të flasësh vetëm me argumente.

“E kam shumë mik edhe e respektoj shumë Ambasadorin. Nuk kam pa njeri ma të mirë, veç qiti argumentet fol me të”, ka thënë ai.

Tutje, Haradinaj ka shtuar se nuk e bindi Grenellin rreth taksës, por as liderët kosovarë.

“Unë se kam problem a e kam bind Grenellin për taksën sepse s’kam mujt me i bind as Thaçin, Mustafën e Kurtin”, shtoi ai në fund.