Jep dorëheqje drejtori i Haskukës

Refik Shaqiri nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë së Mytaher Haskukës.

Ai, ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrit në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar vetë kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.

“Drejtori i Gjeodezisë dhe Kadastrit, doktor Refik Shaqiri, do të vazhdojë karrierën e tij në sistemin e shëndetësisë publike. Në takimin lamtumirës me drejtorin, e falënderova për punën profesionale dhe përkushtimin e tij në përmirësimin e shërbimeve komunale”, shkruan Haskuka.

“Gjatë vitit të kaluar, Drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrit ka pranuar gjithsej 14506 kërkesa, nga të cilat janë kryer 13655 sosh dhe në procedurë vazhdojnë të jenë edhe 851 kërkesa”.

“Gjatë dy viteve të kaluara efikasiteti i punës në këtë drejtori është shtuar dhe shpejtësia e shërbimeve është rritur. Po ashtu janë rritur edhe të hyrat komunale nga kjo drejtori, duke treguar progres në krahasim me vitin paraprak nga 247,700 euro në 284,120 euro”.

“Në këtë aspekt e falënderova drejtorin për punën e tij në qeverinë komunale dhe i urova suksese në karrierën e tij profesionale në shëndetësi”.

Prokuroria Themelore në Prizren, vitin e kaluar pati ngritur aktakuzë kundër Refik Shaqirit dhe ndaj tre drejtorëve të tjerë të Komunës së Prizrenit./PrizrenPress.com/