Klinaku i reagon Majkos: Lufta për pushtet nuk duhet t’i marros njerëzit deri në atë shkallë sa të dalin kundër interesave të kombit të vet

Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, i ka reaguar ministrit për Diasporën në Shqipëri, Pandeli Majko, i cili në Euronews tha se Kurti duhet të mendojë për drejtimin e Kosovës, e jo për bashkim kombëtar, shkruan Fokusi.info.

Në një shkrim në Facebook, Klinaku ka thënë se deklarata e Majkos është luftë për pushtet.

“Fitorja e thellë e Albin Kurtit siç duket e paska dridhë edhe Tiranën! Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe reagimi histerik i Pandeli Majkos kundër bashkimit kombëtar”, thuhet në postimin e tij.

“Lufta për pushtet nuk duhet t’i marros njerëzit deri në atë shkallë sa të dalin kundër interesave të kombit të vet”, ka shkruar tutje ai.

Ish-kryeministri Majko deklaroi se diskutimet për bashkim kombëtar, krijojnë probleme me aktet ndërkombëtare që garantojnë stabilitetin e Kosovës. Ai e cilësoi idenë e bashkimit kombëtar si diçka e shekullit të kaluar.