JEP LAJMIN E MIRË/ Mjeku Tritan Kalo: Ofrojmë mundësitë më të fundit terapeutike për pacientët me Covid-19

Mjeku i njohur Tritan Kalo thotë se Shqipëria ofron të gjitha mundësitë e fundit terapeutike ndaj pacientëve me koronavirus, siç ofrohen edhe në botë.

Mjekët në Itali, Kinë por edhe në disa shtete të tjera po përdorin medikamete ekzistuese për kurimin e simptomave të koronavirusit, kryesisht të inflamacionit në mushkëri, kurë që po jep rezultate pozitive.

Lidhur me këtë Tritan Kalo thotë se mjekëve dhe infermierëve nuk iu mungon asgjë për sa i përket bazës materiale por edhe vullnetit për të bërë gjithçka për pacientët me Covid-19.

Shkrimi i mjekut Tritan Kalo:

15 Mars 2020….MBRËMJE në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive…..Jemi këtu në krye të detyrës së bashku me Prof. N. Çomon, Dr. N. Kryemadhin, Dr. M. Qaton, Dr. Dr. A. Domin, Dr. A. Hoxhën si dhe një grup dijeplotë e vullnetplotë Infermjeresh, të mbështetur nga Sanitaret, Koordinatoret, etj….Bashkëqytetarë, ju DUHET të BINDENI se ato çka lexoni në shtypin botëror në lidhje me MUNDËSITË më të fundmit terapeutike të mjekimit, të të gjitha formave klinike të Covid-19 edhe ne po ua ofrojmë të sëmurëve tanë, për të bërë të mundur shpëtimin e jetëve të tyre….NUKU na mungojnë mjetet për t’u shërbyer, POR mbi të gjitha ju sigurojmë se NUKU na mungon humanizmi, dija e vullneti ynë për të bërë gjithshka të mundëshme në luftën për jetën e të sëmurëve tanë….Ju duam shumë, na mirëkuptoni dhe na mirëbesoni…Njëkohësisht ajo çka na frymëson është edhe fakti se, SOLIDARITETI dhe MBËSHTETJA e kolegëve mjekë e infermjerë NUKU na mungon….BASHKËRISHT ne do t’ia dalim mbanë!!!