Makina përplas të miturën në Kamëz

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Kamëz. Për pasojë, mësohet se ka mbetur e plagosur një e mitur 17-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur te bulevardi ‘Blu’.

Identiteti i 17-vjeçares ende nuk dihet. Mësohet se ajo është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Raportohet se e mitura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime për mediat bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, F.K., është shoqëruar në ambientet e komisariatit Nr.5 për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 28.07.2020, rreth orës 20:00, në Kamëz, tek bulevardi “Blu”, mjeti me drejtues shtetasin F.K., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale B.H., 17 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.