Johnson tërhiqet nga gara, Sunak me pretendime të qarta për pozitën e kryeministrit

Boris Johnson është tërhequr nga gara për të qenë udhëheqës konservator, kështu duke i lënë hapësirë Rishi Sunakit si të preferuar për të qenë kryeministër.

Siç raporton The Guardian, shumë figura të larta të partisë paralajmëruan që kthimi i Johnsonit do të sjellte kaos dhe zgjedhje të parakohshme edhe pse ish-kryeministri luftoi për të marrë mbështetje të konservatorëve.

Përmes një deklarate, Johnson pretendonte se kishte marrur mbështetjen e 102 kolegëve të tij por që vetëm 60 prej tyre e mbështetën publikisht.

Ndërsa, Sunak fitoi mbështetjen e 150 deputetëve pasi u grumbullua me propozime nga të gjitha krahët e parties kurse sfiduesi i tretë, Peni Mordaunt, kishte rreth 27 mbështetës,

Johnson nuk e nisi kurr zyrtarisht fushatën e tij por në mbrëmjen e së dieles tha senuk do të kandidonte për shkak se i mungonin edhe dy persona për mbështetje

“Unë besoj se jam i vendosur mirë për të dhënë një fitore konservatore në vitin 2024 – dhe sonte mund të konfirmoj se kam hequr pengesën shumë të lartë të 102 propozimeve, duke përfshirë një propozim dhe një të dytë dhe mund ta vendos propozimin tim nesër,” tha ai.

Tutje, Johnson tha se ka shumë për të ofruar por që për të nuk është tani koha e duhur.

“Dhe ndonëse kam arritur deri te Rishi dhe Peni, sepse shpresoja se mund të mblidheshim së bashku në interesin kombëtar , ne mjerisht nuk kemi qenë në gjendje të përpunojmë një mënyrë për ta bërë këtë. Prandaj kam frikë se gjëja më e mirë është se nuk lejoj që propozimi im të shkojë përpara dhe t’i jap mbështetjen time kujtdo që ka sukses. Unë besoj se kam shumë për të ofruar, por kam frikë se kjo thjesht nuk është koha e duhur”.