Thaçi propozon mbylljen e përkohshme të shkollave si mbrojtje nga koronavirusi

Presidenti Thaçi përmes konference të mbajtur sot, është deklaruar edhe për koronavirusin dhe mundësinë e ardhjes së këtij virusi në Kosovë.

Thaçi ka rekomanduar qeverinë Kurti që ta marrë vendimin për mbylljen e përkohshme të shkollave, si dhe ka ftuar Ministrinë e Shëndetësisë që të marrë masat e nevojshme sa më shpejtë.

“Ka filluar të mendohet më seriopzisht për ndërmarrjen e masave, shpresojë që Ministria e Shëndetësisë të jetë shumë e përgatitur, mendoj që do ishte me interes që vendimet të merren me kohë, unë e ftoj qeverinë që të marrëin ndonjë veprim, siç është mbyllja e përkohshme e shkollave dhe anulimi i tubimeve publike”, tha Thaçi.