Joshua tjetër nivel, triumfon me lehtësi ndaj Wallin

Një mbrëmje spektakolare në Arabinë Saudite ka parë disa përballje interesante.

Meçi i natë padyshim ishte përballja ndërmjet Anthony Joshua dhe Otto Wallin.

Ishte Joshua ai që nuk lejoi befasi dhe i dha fund përballjes pas pesë raundeve.

Fillimi ishte mjaft i barabartë, me Joshuan që pati disa momente më të mira.

Raundi i pestë ishte vendimtar, ku pas një kombinimi të mirë Joshua i dha fund meçit.

Përballja u ndal pas këtij raundi, pasi Wallin nuk arriti të vazhdojë.

Befasi padyshim ishte edhe përballja ndërmjet Deontay Wilder dhe Joseph Parker, ku Parker shokoi botën e boksit duke fituar.