Xherdan Shaqiri shënon përsëri gol të jashtëzakonshëm

Zvicra është duke e mundur 3:1 Turqisë, në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të Grupit A në Euro 2020, që po zhvillohet momentalisht në Baku.

Xherdan Shaqiri shënoi për 3:1 për Zvicrën në minutën e 68-të.

Ylli shqiptar i Liverpoolit e mposhti portierin turk me një goditje të bukur nga brendësia e zonës, pas një kundërsulmi vrastar të helvetikëve.

Ky ishte goli i dytë i Shaqirit në këtë ndeshje dhe në këtë evropian në përgjithësi.

Kjo ndeshje është vendimtare për shpresat e të dy kombëtareve për kualifikim në mesin e 16 më të mirëve në Euro 2020.

https://youtu.be/81jY_5pKioA