Jovanoviq: Marrëveshje me Kosovën dhe anëtarësim të Serbisë në BE e NATO

Lideri Partisë Liberale Demokratike, Çedomir Jovanoviq, tha sot se Serbia duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian e në NATO dhe të arrijë marrëveshje me Kosovën.

Jovanoviq po ashtu thotë se me çdo kusht duhet të ruhet paqja në rajon, shkruan Tanjug.

“Nga ana tjetër, me çdo kusht duhet të ruhet paqja në rajon. Kjo do të thotë që t’i ndihmohet Bosnjë e Hercegovinës dhe përpjekjeve të saj për të mbetur unike, t’i zgjidhë problemet e veta dhe të niset drejt BE-së e NATO-s . Serbia duhet t’i zgjidhë problemet me Maqedoninë e Veriut, me Kroacinë dhe Malin e Zi”, ka deklaruar Jovanoviq.

Jovanoviq beson se këto janë kushtet për ekzistimin dhe përparimin e Serbisë.

Siç thotë ai, pas ngjarjeve të zhvilluara në Serbi gjatë muajve të fundit dhe zhvillimeve të reja në rajon, nacionalizmi po merr forma dhe protagonistë të rinj.