Juve i cakton çmimin yllit të skuadrës

Juventusi ka vendosur ta nxjerrë në shitje Federico Bernardeschin dhe është i gatshëm ta pranojë çfarëdo oferte në vlerë prej 40 milionë euro e më lart. Sipas Gazzetta dello Sport, Federico Bernardeschi do të lihet i lirë të largohet nga Juventus këtë verë.

Sulmuesi i krahut nuk ka gjetur shumë hapësira me trajnerin Sarri dhe emri i tij është përfshirë në listën e lojtarëve që mund të shiten. Juventus e vlerëson kartonin e tij 40 milionë euro. Ish-ylli i Fiorentinas ka luajtur 24 ndeshje në të gjitha garat me Juventusin në këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist.