Juventusi fitoi derbin italian ndaj Napolit (Video)

0
363
Juventus ka arritur t’i marrë tri pikë të arta në javën e 26-të në Serie A.
Juventus e ka mposhtur Napolin në ‘Sao Paolo’ me rezultat, 1:2.
Napolitanët e filluan ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundur, pasi Alex Meret u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes së palejueshme ndaj Cristiano Ronaldos në minutën e 27’.
Juventus e shfrytëzoi mjaftë mirë atë mundësi, duke arritur të kalonte në epërsi, pas golit fenomenal nga gjuajtja e lirë e Miralem Pjanic (28’).
‘Zonja e Vjetër’ arriti ta shënonte edhe golin e dytë në pjesën e parë, ku atë e realizoi Emre Can (39’).
Torinasit e filluan pjesën e dytë më keq, pasi Miralem Pjanic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 47-të, duke mbetur me 10 lojtarë në fushë.
Napoli arriti të këndellje disi, duke i barazuar shifrat me anë të Jose Maria Callejon (61’).
Napolitanët e kishin shansin që ta merrnin një pikë, por që Lorenzo Insigne dështoi nga pika e bardhë në minutën e 84’-të.
Pas xhiros së 26-të, Juventus vazhdon si lider i padiskutueshëm me 72 pikë, 16 më shumë se Napoli që është në vendin e dytë.