Ka nisur takimi i krerëve shtetëror, Limaj dorëzon platformën për dialogun

Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror, Fatmir Limaj, do të dorëzojë platformën për dialogun me Serbinë të përgatitur nga ekipi shtetëror.
Takimi në mes të presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj ka nisur para pak çastesh në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
Veç dorëzimit të platformës për dialog, Klan Kosova merr vesh se në këtë takim do të diskutohet edhe për taksën.