Kadriaj- Kurtit: S’mundesh me filozofu për situatën që e solle vet

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për takimin e sotëm me liderët opozitarë, që sipas saj nuk paraqiti asnjë plan konkret për sa i përket dialogut me Serbinë, për çka sipas saj edhe i kishte ftuar ata.

“Me fillimin e kësaj qeverie, ne kemi parë që kjo qeveri ka ndryshime substanciale dhe me gjithë premtimet që erdhi në pushtet, nuk iu përmbajt. Dialogu doli në prioritet të parë që e kishte të nëntin. Kurti thonte se s’do dialogoj me Vuçiqin por me serbët në Kosovë.

Kadriaj madje tha se në atë takim liderët opozitarë nuk mësuan asgjë, për këtë edhe e kundërshtuan atë, shkruan Gazeta10.

‘Nuk mundesh që në situatën që Kurti e ka sjellë Kosovën me filozofu e me mbajtë ligjerata, por është dashtë që para liderëve të opozitës ta parashtrojë një plan konkret se cilat janë hapat dhe çfarë do të ndërmerr Qeveria me këtë situatë që e ka shkaktuar. Kurti nuk e parashtroi këtë. Haradinaj e liderët opozitar e kundërshtuan këtë sepse nga ai takim nuk kanë mësuar asgjë”, tha Kadriajaj.