Kajtazi: Ai që ka ngjashmëri me Hitlerin është Albin Kurti

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar intervistën vitit 2016 të Albin Kurtit, i cili zgjedhjen e kryetarit të ardhshëm të Kuvendit Kuvendit, Kadri Veselin, e krahasonte me zgjedhjen e Hitlerit dhe të Millosheviqit.

Ai ka thënë se Kurti është ai që ka ngjashmëri identike me Hitlerin.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se dallojnë vetëm koha, vendi dhe rrethanat.

“Arkivi eshte armiku kryesor i Kurtit. E pashe se si e krahasonte ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin me Hitlerin dhe Millosheviqin, qe me demek jane zgjedhur nga populli. Ne fakt ai qe ka ngjashmeri identike me Hitlerin eshte Albin Kurti. Vetem koha, vendi dhe rrethanat dallojne. Nese nuk besoni, shikojeni filmin “Hitler the rise of evil” cili eshte i bazuar ne librin me titull me te njejtin titull, te autores Theodore Barrington. Aq ngjashmeri do te gjeni sa edhe vete Hitleri do te mahnitej me Kurtin”, ka shkruar Kajtazi.