“Kali i Trojës”- Ramush Haradinaj i ashpër me Kurtin

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është i ftuari i sotëm i gazetarit Kushtrim Sadiku, në emisionin “Politiko”.

Ai gjatë intervistës ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, presidenten dhe kryeparlamentarin duke thënë se treshja është e gatshme që të shkaktojnë luftë vetëm për disa vota.

“Ata nuk përfaqësojnë interesat nacionale të Kosovës. Këta e kanë vetëm një qëllim, si me e ruajtë bazën elektorale”, ka thënë ndër të tjera kreu i AAK-së.

Ai tutja ka thënë që historia ka me dëshmu që Kurti nuk është i Kosovës, nuk është i aleatëve tonë. Ky është i kontraktuar prej armiqëve të shqiptarëve.