Akil Gjakova e nis me fitore në Baku

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, a ka nisur me fitore aventurën në “Grand Slamin” e Bakusë, që po mbahet në Azerbajxhan.

Akili, që po garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të dytë pati punë me xhudistin rumun, Alexandru Raicu.

Ai nuk e kishte aspak të lehtë ndaj rumunit dhe mori dy kartonë të verdhë për gabime, por në fund, arriti ta përplas kundërshtarin për të fituar me Ippon.

Në rrethin tjetër, Gjakova do të ketë punë me fituesin e duelit Ahmed Ayash dhe Nuno Saraiva.