Digjet një veturë në Viti

Një veturë me targa lokale është kapluar nga zjarri rreth orës 11 e 30 në Viti.

Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar video nga ky rast ku shihet se “Pikapi” me ngjyrë të bardhë është mbuluar nga tymi.

Sipas lexuesve, nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të policisë dhe zjarrfikësit.