“Kam me t’vra me plumb”/ Babai në Prishtinë e kërcënon me vrasje vajzën e tij

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një familje në rrugën “Rasim Kiqina” në Prishtinë, por këtë herë një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Sinjali mëson se i dyshuari Xh.T., e ka kanosur seriozisht të bijën, të cilën e ka kërcënuar me fjalët se “kam me t’vra me plumb”, duke i shkaktuar asaj shqetësim e frikë të madhe. Ai dyshohet se në vazhdimësi i ka shkaktuar vajzës 19-vjeçare dhunë psikike, për çka ajo u detyrua ta njoftojë Policinë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë shoqëruar në stacion të dyshuarin, i cili është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me urdhër të prokurorit, është dërguar ndaj mbajtje, si i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje.