Kamberi i parashtron pyetje në gjuhën shqipe kryeministres së Serbisë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka parashtruar pyetje në gjuhën shqipe kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq.

Kamberi tha se ai ka të drejtë ta bëjë këtë.

Shefi i Grupit Parlamentar ‘Lugina e Bashkuar’ SDA e Sanxhakut theksoi se nuk u regjistrua në kohë andaj përkthyesi nuk ishte i angazhuar.

Ai i sugjeroi që Kuvendi ta angazhonte përkthyes duke qenë se ka nevojë vetëm për dy: në gjuhen shqipe dhe hungareze.

Pas reagimit të deputetëve në sallë ndaj pyetjes së Shaip Kamberit, fjalën e ka marrë kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq, i cili tha se kjo e drejtë i takon atij dhe se deputetët duhet ta respektojnë.