Kamberi ia rikujton kryeministres së Serbisë se për të hyrë në Kosovë i duhet leje e veçantë

Deputeti shqitpar, Shaip Kamberi i ka kujtuar përsëri kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq se Kosova është e pavarur dhe se për të hyrë në Kosovë, iu duhet leje e veçantë.

Kamberi këto fjalë i ka thënë në një seancë në Parlamentin e Serbisë, derisa e ka komentuar edhe provokimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili publikoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë.

“Më herët, njeriu me detyrë të krijojë provokim edhe tensione në emër të Serbisë, siç ishtë rasti i trenit laraman, ka qenë Marko Gjuriq, por, tash, rolin e tij fatkeqësisht e ka marrë presidenti Vuqiq. Publikimi i hartës së Kosovës me flamurin serb, është provokim simbolik, i cili tregon edhe më tej pretendimet kolonialiste të Serbisë në raport me Kosovës”, ka shkruar Kamberi në Facebook.