Kanali i Suezit zhbllokohet pjesërisht nga anija Ever Given

Një anije e madhe kontejnerësh që ka qëndruar përgjatë Kanalit të Suezit për gati një javë thuhet se është liruar.

Ever Given 400 metra e gjatë është drejtuar dhe lëshuar nga vija bregdetare, thanë zyrtarët. Ever Given ka bllokuar një nga rrugët më të ngarkuara të tregtisë në botë, duke detyruar kompanitë të ri-drejtojnë anijet.

Raportimet se anija është çliruar po rrit shpresat se trafiku përgjatë kanalit mund të rifillojë brenda disa orësh, duke hapur rrugën për rreth 9.6 miliardë dollarë mallra që po mbahen çdo ditë.

Trafiku do të rifillojë sapo anija të zhvendoset në një zonë pritjeje.

Ever Given me 200 mijë ton u përplas të martën në mëngjes mes erërave të forta dhe një stuhi rëre që ndikoi në dukshmëri. Të dielën, zyrtarët e kanalit filluan përgatitjen për të hequr rreth 20,000 kontejnerë në bord për të lehtësuar ngarkesën.

Rreth 12% e tregtisë globale kalon përmes Kanalit të Suezit 193 km i cili lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq dhe siguron lidhjen më të shkurtër midis Azisë dhe Evropës, transmeton Klan Kosova.