Vendosja e taksës 100% ndaj prodhuesve serbë sipas kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje Enver Haliti nuk është vendim i mirë.
Sipas tij kontrabanda në Veriun e vendit po vazhdon.
“Ne kemi parë kontrabandë, ky vendim nuk është i mirë dhe i mençur. Kosova nuk është konsultuar me vendet e BE-së është vendim i pamenduar mirë dhe prandaj s’ka marrë përkrahjen e asnjë vendi”, ka thënë Haliti në emisionin Frontal në T7.
Sipas Halitit, ky vendim është edhe në kundërshtim edhe me CEFTA-n.
“Ky vendim ka qenë në kundërshtim me ligjin. Ne jemi pjesë e CEFTA-s dhe kjo nuk është e lejueshme që të ndodhë”, ka thënë Haliti.