Kandiq-politikanëve serbë: Pranojeni realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq përmes një shkrimi në Twitter ka reaguar në lidhje me ndalimin e kalimit të politikanëve serbë në territorin e Kosovës.

Ajo ka një porosi për politikanët serbë të cilët ende nuk e kanë pranuar se Kosova është një shtet i pavarur.

Sipas saj, ata nuk mund të shkojnë në Kosovë, por për ta është momenti i fundit që ta kuptojnë se Kosova është shtet i pavarur ku aktualisht jetojnë 100 mijë serbë, shkruan Periskopi.

“Politikanët nga Serbia nuk mund të shkojnë në Kosovë. Është momenti i fundit që ta marrin veten dhe ta pranojnë realitetin: Kosova është një shtet i pavarur dhe atje jetojnë 100 mijë serbë”, ka shkruar Kandiq në Twitter.