Ministri i Turizmit dhe Mjedisit jep lajmin e madh: Të gjithë do të strehohen e ushqehen deri në ndërtimin e shtëpive

Blendi Kolosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit ka dhënë lajmin e madh se ka arritur marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit e Kavajës për akomodimin, ushqimin dhe të gjitha kushtet optimale për fëmijët dhe të rriturit deri në ndërtimin e shtëpive të njerëzve të prekur nga tërmeti.

Ja postimi i plotë i Ministrit:

Asnjë familje ?‍?‍?‍?e prekur nga termeti nuk do te mbetet vetëm dhe pa strehë. Falë marrëveshjes me strukturat hoteliere ne Kavaje dhe në Durrës do te sigurohet akomodim ushqim dhe të gjitha kushtet optimale për fëmijë e të rritur deri në ndërtimin e shtëpive dhe rikthimin në jetë normale?

Humbjet nuk mund t’i zëvendësojmë dot por me solidaritet dhe mbeshtetje nga të gjithë do të rekuperojmë të gjitha demet.

?#Kurajo #Durim #Solidaritet