Kapiteni i policisë, për angazhimin në Shqipëri pas tërmeti: E kemi me borxh me iu dalë ndimë

Në këtë javë emisioni “Blic InterView me Astrit Gashin” ka realizuar një reportazh për tërmetet e fundit në Shqipëri, ku për pasojë mori mbi 40 jetë njerëzish dhe la mijëra tjerë të lënduar.

Ata të cilët u ballafaquan me situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit, ishin ekipet e kërkim-shpetimit dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës që asistuan në nxjerrjen e trupave nga rrënojat e objekteve. Kapiten Besart Ahmeti, në një intervistë të shkurtër për “Blic InterView me Astrit Gashin” është deklaruar rreth angazhimit të policisë.

“Bashkarisht me Policinë e Shqipërisë kemi asistu në të gjitha pikave ku ka pasur nevojë dhe kemi asistu në nxjerrjen e trupave nga gërmadhat. Ne nuk kemi mbrri në orët e para dhe numri i njerëzve nuk ka qenë shumë i madh në të cilët kemi asituar. Normalisht jemi angazhu në organizim e situatës duke bashkëpunuar me Policinë e Shqipërisë. E kemi borxh dhe detyrë me i shërby popullit.“, u shpreh ai.