Kastrati dhe Uzuni shënojnë në Kroaci, golat ua dedikojnë njerëzve të prekur nga tërmeti në Shqipëri

Lokomotiva e Zagrebit  fitoi me rezultatin 4 – 0 ndaj Goricas, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të në kampionatin kroat.

Dy prej golave të këtij takimi për skaudrën e Lokomotivës janë shënuar nga Lirim Kastrati dhe Myrto Uzuni.

Futbollistët shqiptarë në shenjë solidariteti ia dedikuan golat e shënuar në këtë sfidë njerëzve të prekur nga tërmeti.

Kastrati dhe Uzuni u nisën drejt pankinës për të hapur një fanellë me një mesazh për Shqipërinë.