Katër policët e bllokuar në veri arrijnë të dalin nga ky vend

Katër pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Prizreni, të cilët ishin të bllokuar për katër ditë rresht në veri, kanë arritur të zhvendosen në stacionin policor të Leposaviqit.

Siç mëson Paparaci ata janë duke qëndruar në Stacionin Policor të Leposaviqit me pjesëtarë të tjerë të policisë.

Paparaci, të mërkurën ka raportuar se katër pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Prizrenit, kishin mbetur të bllokuar në mes të dy barrikadave në rrugën që shkon në pikën kufitare në Jarinje.

Në anën tjetër, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur që nga 6 dhjetori, teksa janë regjistruar disa incidente të armatosura.