Djalit i ka humbur qeni i vogël te Liqeni: Ofroj 1000€ shpërblim për Kokon

Ndodhin shpesh raste ku qytetarë të ndryshëm pasi kanë humbur sende apo gjëra të tjera me vlerë, kanë kërkuar ndihmë pë t’i gjetur ato. Një mesazh i tillë ka mbërritur së fundmi në redaksinë JOQ Albania, ku një person shkruan se i ka humbur qeni i vogël tek Liqeni i Thatë. Për secilin që e gjen dhe ia kthen, ai premton se do ia shpërblejë me 1000 euro! Ndërkohë më poshtë jepet edhe numri i kontaktit me personin në fjalë.