Katër vetura aksidentohen në Xërxë

Rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Xërxë të Rahovecit, ku janë përfshirë 4 vetura.

Për fat të mirë asnjë person nuk ka vdekur përveç disa lëndimeve të lehta.

Zëdhënsja e Policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, ka konfirmuar rastin për Indeksonline.

“Me datë 29.07.2019 në ora 15:55, stacioni policor në Rahovec ka marr informacion për një aksident komunikacioni të ndodhur në fshatin Xërxe të Komunës së Rahovecit.

Patrullat kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, në aksident janë përfshirë katër automjete udhëtaresh përveq dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar” ka thënë Podrimaj.