KEK tregon nëse do të ketë reduktime

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A3 e Kosovës A është duke punuar, por do të ndalet nga prodhimi për periudhë katër ose pesëditore.

Në njoftimin për media thuhet se për të mbuluar mungesat e shkaktuara nga kjo ndërprerje, janë ndërmarrë masat e nevojshme që të evitohen reduktimet e energjisë elektrike.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A-3 është në punë por planifikohet për ndalje 4-5 ditore. Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Në media u raportua se njësia A3 e termocentralit Kosova A do të nxirret nga funksioni sonte në mesnatë.

Në njoftimin e KEK-ut nuk është dhënë ndonjë sqarim mbi arsyet konkrete të ndërprerjes së kësaj njësie./Fokusi.info/