Armend Mehaj kthehet si këshilltar i jashtëm i Kurtit – i angazhuar nga Grupi Ballkanik

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është emëruar këshilltar i jashtëm i kryeministrit Albin Kurti në kuadër të Grupit Ballkanik për Politika.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtori Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti.

“Po është këshilltar i jashtëm si shumë të tjerë që kemi nëpër institucione”, tha Rashiti.

Emërimi nga Grupi Ballkanin për Politika u bë me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë, në kuadër të kornizës “Zhvillimi i paqes, shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”.

Në gusht të vitit të kaluar, Mehaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij duke e arsyetuar atë me “shkaqe familjare”. Ai u pasua nga ministri aktual, Ejup Maqedonci.