Gjoshi i reagon Sveçlës: Dëshiron t’i frikësojë mediat

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i ka reaguar Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas postimit të këtij të fundit në lidhje me ikjen e qytetarëve nga vendi.

Gjoshi ka shkruar se Sveçla po i sulmon mediat me qëllim të frikësimit të tyre.

“Janë mësuar këta të padijshëm që s’dijnë të bëjnë asnjë punë në të mirë të qytetarëve, që të manipulojnë me të dhëna e të shpifin për çdokënd që mendon ndryshe e prezanton gjendjen e vërtetë në terren”, ka shkruar ai.

Sveçla u ka bërë thirrje ministrit e kryeministrit të shkojnë në aeroport e “mos të gënjejnë me statistika”.

“Përballuni me realitetin dhe ofroni zgjidhje të problemeve”, ka shkruar Gjoshi në fund.