Këmbimi i votës me Covid-19!

Shkruan: Burim Gjaka

Për dallim prej krejt Botës që mbrojtjen e qytetarëve nga Covid-19 sot e kanë prioritet mbi prioritete, lidershipi ynë politik lehtas e kanë rrëshqitur këtë çështje nga prioritetet. Gjitha shtetet e forta, duke llogaritur këtu edhe vendet me shëndetsi jashtëzakonisht të avancuar janë mbyllur në të gjitha sektorët e jetës, ndërsa Kosova për momentin as që e ka problem këtë çështje. “ Po na e kanë lakmi” qytetarët e shumë vendeve sa çfarë jete të lirë po bëjmë. Do të duhej që studiusit më të mëdhenjë shëndetsor të Universiteteve më me renome të bëjnë hulumtime shkencore, shëndetsore se çka po ndodhë me ne.

Ka ditë që në çdo qytet, fshat, lagje shihen grumbuj të qytetarëve duke mos respektyar asnjë masë anti – covid, të cilët iu vërsulen liderëve të ndryshëm politik prapa sikur “kopeja e deleve pas dashit”. Dhe ky process po ndodhë pa dallim te të gjitha partitë politike. Duke u nisur nga parimi se njerëzit i bashkon interesi këto grumbullime si duket nuk kanë të njëjtin interes, e që na bënë edhe më interesant si popull .

Politikanët të cilët e kanë kryer virusin (duke pasur përkujdesje të jashtëzakonshme mjeksore për shkak të autoritetit dhe financave të tyre) kanë interes sigurimin e sa më shumë votave të qytetarëve, kurse qytetarët e varfër duan diçka në këmbim të votës. Dhe këmbimi i votës së tyre po bëhet me shpërndarjen masive të virusit e që fatkeqësisht po humbim edhe shumë jetë të njerëzve të moshës së tretë, e të cilët nuk po marrin pjesë në këto grumbullime, por po ua dërgojmë vdekjen në shtëpi. Pra motoja reale e të gjitha partive politike për këtë fushatë do të duhej të ishte: “ Ju na i jepni votat, ne ua japim virusin”. Realisht kaq përkujdeset politika për qytetarët e saj.

Pesonalisht njohë shumë familje të cilat është dashur të futen në kredi për t`i mbuluar shpenzimet e shërimit të anëtarëve të tyre nga covid-19, ndërsa politikanët as që lodhen për atë punë. Shkollat, shëndetsia dhe të gjithë sektorët për kohë të gjatë kanë pezulluar punën duke u munduar të ruajnë njerëzit nga përhapja e virusit dhe si pasojë e asaj mbyllje kemi mbetur shumë prapa, ndërsa sot kur i sheh me mijëra njerëz nëpër shkolla, lokale e sheshe, mendon që ajo kohë e kaluar ka qenë e humbur kot. Është qudi se si pikërisht edhe ata që më së shumti kanë bër thirrje për respektim të masave anti-covid, duke bartur poste ministrash të shëndetsisë, sot janë mu ata që më së shumti rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Të mos i lejosh lokalet të zhvillojnë aktivitete e tyre si p.sh dasmat dhe në po ato lokale të grumbullosh me mijëra njerëz për fushatë zgjedhore, kjo nuk do koment.
Institucionet të cilat ngarkohen me përkujdesjen e respektimit të masave anti-covid , si: policia, inspektoriatet etj. sot kanë “rënë në gjum”.

I kanë mbytur duke i dënuar qytetarët e varfër mër mosbartje të maskave, ndërsa në grumbullimet politike përveq që nuk shqiptojnë gjoba, shpeshë edhe janë pjesëmarrës të tyre. Të mos lejosh shkollat ta zhvillojnë procesin mësimor normal dhe ti nxjerrësh nxënësit e shkollave në tubime politike, nuk është as normale dhe as e moralshme. Pra guxojmë të konkludojmë se partitë politike dhe institucionet tjera, kanë një marrëveshje të heshtur që në këtë kohë të bëjnë çfardo që ju konvenon atyre dhe askush të mos i pengoj. Me përjashtim të Prishtinës nuk kam ndëgjuar se është gjobitur ndonjë subject politik për mosrespektim të masave anti-covid.

Mirëpo fatkeqësisht përveq partive politike, fajtorët kryesor pse po ndodhin këto grumbullime jo normale janë edhe qytetarët të cilët po marrin pjesë në to. Tradicionalisht si popull kemi pasur rezervat tona ndaj politikës, porse kësaj radhe kemi ndryshuar për keq. Nëse qytetarët do t`i sabotonin këto grumbullime, partitë nuk do të mund të grumbulloheshin dhe si produkt do të kishim një shëndet më të mirë të popullit në tërsi.

Zgjedhjet do të mbahën më 14 shkurt dhe pas asaj dite më politikanët nuk do të na takojnë, bile as nuk do të na përgjigjen në telefon sepse pazari i tyre ka përfunduar. Këmbimi i votës me covid po ndodhë dhe pasojat do të lexohen pas zgjedhjeve, sepse tashmë fshehen.
Është e pamundur të edukohet klasa politike, mirëpo për qytetarët kam një lutje: vllezër dhe motra të dashura: VIRUSI NUK ËSHTË LOJË, AI VRET EDHE EKONOMIKISHT EDHE FIZIKISHT, prandaj mos u bëni shkaktar i vdekjes tuaj dhe të popullit. Edhe një mbyllje eventuale ështe vdekje totale ekonomike e jona.

Mos ta kthejmë këtë vend 50 vite prapa, por të kujdesemi më shumë për vete. Ne mund të votojmë e edhe të informohemi për platformat politike edhe pa pjesëmarrje fizike në tubime, prandaj të jemi në nivel. Mos lejoni këmbimin e votës me virus, sepse pasojat e tij tashmë veq dihen!