Këputet një tel i rrymës në qytet, rrezikohet një taksist (Video)

Një taksist është rrezikuar sonte nga rryma, pasi një tel ra nga rrjeti pak minuta më herët.

Një dëshmitar i ka thënë “Jepi zë” se teli ra në rrugë ku qytetarët po qarkullonin.

Sipas tij, taksisti shpëtoi mrekullisht nga rryma.

Ndërkohë, rrugën e kanë bllokuar Policia e Kosovës dhe po presin KEDS-in të ndërhyjë.

Rasti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve tek vendi i njohur si “tek sharraxhitë”.