Kërkohet ndihmë për shërimin e minatorit, babai i tre fëmijëve vuan nga leukemia

Minatori i Trepçës, Petrit Bajrami është diagnostikuar me sëmundjen e Leokimisë Akute. Për shërim, Petrit Bajramit i duhet urgjentisht t’i nënshtrohet Transplantit të Palcës Kurrizore jashtë vendit.

Kostoja e këtij operacioni është e papërballueshme për një minatorë andaj, disa kolegë e familjar të tij janë duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për grumbullimin e rreth 100 mijë eurove.

Sipas një njoftimi në Facebook, Bajrami është baba i tre fëmijëve dhe jeton në kushte të vështira ekonomike.

Për te gjithë bamirësit që mund ta ndihmojnë Petritin ju lutem kontaktoni tek familjarët në këta numra të telefonit si dhe përmes Viber, WhatsApp.

Për transfere bankare e keni në dispozicion llogarinë bankare të bashkëshortes së Petritit zonj. DRITA BAJRAMI, të gjitha të dhënat zyrtare të bankës për transfere nga brenda dhe jashtë Kosovës i keni në foto.

Per kontakte me familjar ja kontaktet e telefonit ne Viber dhe WhatsApp,

+38349811952 dhe +38349415144.

Detajet në postimin më poshtë: