Policia kryen bastisje në veri

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në fshatin Banjskë dhe në Lozhistë.

Aksionin e bastisjes e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Mund të ju konfirmoj se kemi pasur dy bastisje, një në Banjskë dhe një në fshatin Lozhistë”, është shprehur shkurtimisht Elshani.

Ai nuk ka dhënë detaje nëse gjatë bastisjes është gjetur diçka.