Këshilli i Prindërve të Prishtinës: Nëse nuk sigurohen librat si vitet e kaluara, do të shqyrtoj veprime të tjera

Në një mbledhje të mbajtur, Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës, ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me mos shpërndarjen e librave shkollor për nxënësit e niveleve të shkollës fillore dhe të mesme të ulët.

KPP njoftoi se në mbledhjen e prindërve, diskutimi kryesor ka qenë gjendja e krijuar pas njoftimit të Ministres së Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, se këtë vit nuk do të ndodhë shpërndarja e librave shkollor, si në vitet e kaluara.

Gjatë diskutimeve rreth këtë çështje, kryesia e KPP-së ka arritur në disa konkluzione , të cilat shprehin pikëpamjet dhe shqetësimet e prindërve të komunës për këtë situatë të re.

Në njoftim nënvizohet se KPP shpreh shqetësimin e thellë për propozimin e Ministrisë së Arsimit për të ndjekur “Metodën e Rimbursimit” për sigurimin e librave shkollor për nxënësit.

Gjatë diskutimeve, është theksuar se kjo metodë ka potencialin e dështimit që në fillim. Prindërit kanë shprehur shqetësimin se shumë prej tyre nuk kanë llogari të regjistruar në platformën e-Kosova ose nuk janë të njohur me përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative.

Në vijim, problemi tjetër që është identifikuar është mungesa e llogarive bankare nga disa prindër për arsye të ndryshme.

Kryesia e KPP-së i ka drejtuar një apel Ministrisë së Arsimit për të gjetur zgjidhje të menjëhershme dhe praktike për të siguruar librave shkollor para fillimit të procesit mësimor më 1 Shtator.

Reagimi i plotë: