Aksidenti i frikshëm në Vlorë, ndërron jetë 18-vjeçari, të tjerët në gjendje të rëndë

Ka ndërruar jetë një 18-vjeçar nga aksidenti i frikshëm i ndodhur mesditën e sotme në autostradën Vlorë-Fier.

Shpejtësia e lartë dyshohet të ketë qenë shkaktari i humbjes së kontrollit të një prej mjeteve duke shkaktuar kështu aksidentin.

Ngjarja ndodhi rreth orë 14:35 teksa mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete.

Njoftimi

Rreth ores 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Ndërsa drejtuesi i njerit prej mjeteve shtetasi A. K, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.