Këshilltari i Kadri Veselit ka disa pyetje për Kurtin pas refuzimit të ftesës së dytë nga Thaçi

Avni Bytyçi, këshilltar politik i Kadri Veselit e ka quajtur si njeri të rrezikshëm Albin Kurtin.

Ky i fundit përsëri ka refuzuar të i përgjigjet ftesës së Presidentit, me pretekstin se Kurti është jashtë vendit, e që sipas Bytyçit nuk është e mundur që Kurti është jashtë vendit duke e argumentuar se letra e nënshkruar nga ai dhe e vulosur nga LVV arriti brenda disa orëve të jetë në Prishtinë.

Statusi i plotë:

Rasti kur nje mandatar per kryeminister (fitues i zgjedhjeve) nuk i pergjigjet Presidentit te vendit eshte e padegjuar ndonjehere ne domokracite funksionale. Nje precedent i rrezikshem per kulturen tone politike!

Por une kam disa pyetje:

1. Si eshte e mundur qe z.Kurti eshte jashte vendit, ndersa letra e nenshkruar nga ai dhe e vulosur nga LVV arriti qe brenda disa oreve te jete ne Prishtine.

2. Ku gjendet i nominuari potencial per KM?Cila vizite jashte vendit eshte me e rendesishme sesa posti me i larte i ekzekutivit?

3. A genjejne z. Kurti dhe LVV, per te taktizuar me afatet kushtetuese pas tradhtise qe ja bene dje LDK-se?

4. A ka frike z. Kurti qe te behet Kryeminister?

*Pres pergjigje me shkrim nga i mandatuari potencial, kuptohet kurdo qe kthehet nga udhetimi jashte vendit!