Exit Poll-i në T7: Ja kush e fiton Vushtrrinë

Sipas EXIT POLL-it të publikuar në T7, në Komunën e Vushtrrisë, prin PDK-ja me 55 për qind.

Rezultati final i Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post thotë se PDK-ja prin për 10 për qind më shumë të votave krahas LDK-së.

LDK-ja ka marrë 45 për qind të votave, raporton Gazeta Express.

Sipas këtij Exit Poll-i, kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi, prin me 55 për qind të votave, ndërsa kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri, merr 45 për qind të votave.

Deri në orën 12:30, LDK-ja dhe PDK-ja ishin të barabartë për nga numri i votave.

Pas orës 12:30 deri në orën 15:30, LDK-ja ka qenë e para me 50.5 për qind, ndërsa PDK-ja me 49.5 për qind.

Kutitë e votimit janë mbyllur, ndërsa pritet që shumë shpejt të fillojë numrimi i votave.